Vajza e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Ivanka Trump, është deklaruar sot rreth marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar në Uashington, më 4 shtator të këtij viti, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Tëitter, e bija e presidentit Trump ka duartrokitur marrëveshjen e sotme paqësore mes Izraelit dhe Marokut.
Në listën e bërë nga ajo, ku përmenden marrëveshjet e lehtësuara nga SHBA, është edhe ajo midis Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë postim, Ivanka Trump, e ka cilësuar babain e saj si President I Paqes, duke renditur këto marrëveshje të arritura së fundmi.
“Presidenti Donald Trump është President i Paqes”, thotë ajo.
“Marrëveshje paqësore mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, marrëveshja mes Izraelit dhe Bahrejnit, marrëveshja për normalizmim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshja paqësore mes Izrealit dhe Sudanit dhe sot ajo mes Izraelit dhe Marokut,” ka shkruar Ivanka Trump në Twitter. /Insajderi.com
President @realDonaldTrump is the Peace President !
🇺🇸 🇮🇱 🇦🇪 Israel-UAE peace
🇺🇸 🇮🇱 🇧🇭 Israel-Bahrain peace
🇺🇸 🇷🇸 🇽🇰 Serbia-Kosovo economic normalization
🇺🇸 🇮🇱 🇸🇩 Israel-Sudan peace
and today… 🇺🇸 🇮🇱 🇲🇦 Israel-Morocco peace
👏👏👏 Jared Kushner! https://t.co/NqNysy957E
— Ivanka Trump (@IvankaTrump) December 10, 2020