E çuditshme: Tarrant mund të mos akuzohet për terrorizëm

E çuditshme: Tarrant mund të mos akuzohet për terrorizëm

Branton Tarrant, i akuzuar për masakrën në xhaminë e Christchurch, mund të evitojë akuzat për terrorizëm. Kjo pasi që ka frikë që një gjyq i hapur do ia mundësonte atij të ”ekspozonte” pikëpamjet e tij ideologjike para publikut të gjerë, dhe sidomos për efektin që do kishte kjo mbi familjet e viktimave.

Sulmuesi i dyshuar u akuzua për një akuzë për vrasje gjatë fundjavës, por autoritetet tani po peshojnë të gjitha opsionet përfshirë akuzat nën Aktin e Shtypjes së Terrorizmit. Ekspertët ligjor kanë paralajmëruar që një akuzë për terrorizëm do të ishte më sfiduese për prokurorët, duke pasur gjithashtu pasoja më të mëdha për familjarët e viktimave.

Ata do të duheshin të provonin që Tarrant kishte për qëllim të terrorizonte komunitetin duke u bazuar në arsye politike dhe ideologjike, dhe jo të kundërtën vetëm vrasje.

Tarrant tani mund të përballet me akuza të shumëfishta për vrasje, në bazë të ekspertëve.

”Në këndvështrimin tim, të gjitha elementet janë të presupozuara, por për të minimizuar impaktin tek viktimat, vrasje me paramendim do ishte më e lehtë për tu u provuar”- thotë ish-prokurori Ross Burns.

”Do kishte më pak mundësi për të akuzuarin që të ekspozonte platformën e tij ideologjike, kemi diku 50 viktima dhe përafërsisht një numër dhjetëfish më të madh të të prekurve direkt nga ngjarja. Andaj një gjyq i tej zgjatur do ishte traumatik për të gjithë”.-shtoi ai.

Ekspertët shtojnë se krimet e 28-vjeçarit Tarrant ishin kaq ekstreme sa që ato do mund të shkaktonin dënimin më ekstrem të dhënë nga një gjykatës në shtetin që ndodhet në Pacifikun e Jugut që nga heqja e dënimit me vdekje në 1961, raporton Daily Mail.