Bayern Munich është vënë pas sulmuesit të Werder Bremen, Serge Gnabry.
Skuadra e Bayern Munich synon transferimin e gjermanit, Serge Gnabry nga Werder Bremen.
Bavarezët e shikojnë një dobësi të skuadrës në ofenzivë, e cila ka nevojë për riformatim për shkak të disa futbollistëve të moshuar si Frank Ribery dhe Arjen Robben, raporton Bild.
21-vjeçari Gnabry ka luajtur për Arsenalin deri në verën e këtij viti, mirëpo trajneri i “topçinjve” Arsene Wenger nuk e shihte të nevojshëm qëndrimin e sulmuesit në skuadër.
Ai u largua nga Arsenali si një i panevojshëm, mirëpo me t’u transferuar në Gjermani arriti të tregonte potencialin e plotë të tij. Ai mori edhe ftesë nga trajenri i kombëtares gjermane, Joachim Low gjatë ndeshjes kualifikuese të muajit tetor ndaj San Marinos. /Insajderi.com