E dënuara për abort lirohet pas 15 vjetësh

E dënuara për abort lirohet pas 15 vjetësh

Një grua 34-vjeçare në El Salvador është liruar pas 15 vjetësh në burg, pasi kishte abortuar. Mayra Verónica Figueroa Marroquín u lirua pasi dënimi i saj me burgim 30 -vjeçar për vrasje të qëllimshme u ul.

Aborti është i ndaluar në El Salvador në çdo rrethanë, shtet ky i dominuar nga katolicizmi.

E Figueroa gjithmonë insistonte në pafajësinë e saj. Ajo pohonte se vuajti nga lindja e parakohshme në një shtëpi ku punonte si shërbëtore në vitin 2003. Pasi u dërgua në spital u arrestua dhe u dënua për nxitje të abortit.

Prindërit e saj, gazetarët dhe aktivistët ishin jashtë burgut afër kryeqytetit për ta mirëpritur lirimin e saj.

Pas daljes nga burgu ajo tha se është e lumtur që doli, që do të studiojë drejtësi dhe do ta kuptojë se çfarë i ndodhi asaj dhe grave të tjera. Figueroa ndryshe është gruaja e dytë këtë vit e cila u lirua pas reduktimit të dënimit të saj nga Gjykata Supreme. E El Salvadori është vetëm 1 prej pak shteteve në botë që ndalojnë abortin rreptësisht.