Daequan Wimberly, 11 vjeçar nga shteti i Floridas, nuk ka arritur të fitojë luftën e tij, kundër Covid 19, njoftoi familja e tij.
“Ai ishte një fëmijë shumë energjik dhe aktiv në jetën e tij, gjithashtu ishte shumë i motivuar në gjithçka që bënte, duke përfshirë edhe aktivitetet e Kishës”, tha babai i tij, që po ashtu ishte testuar pozitiv për Covid 19, njofton Fox News, raporton Insajderi.
Autoritetet e shëndetit publik në Florida, thanë se nuk kanë ndonjë ide se si erdhi deri tek vdekja e vogëlushit, edhe pse ai vuante nga disa sëmundje të tjera përcjellëse.
Njoftimi për vdekjen e vogëlushit, u bë së bashku me lajmin se 10 mijë raste të tjera të reja e kanë goditur shtetin e Florida’s./Insajderi.com