E FUNDIT: Vedat Muriqi nuk do të luaj kundër Maqedonisë

E FUNDIT: Vedat Muriqi nuk do të luaj kundër Maqedonisë

Një lajm të keq e ka marrë Kosova, pasi me gjithë se klubi I Lazios e lejoi Muriqin që të udhëtojë në grumbullimin e Kosovës, lajmi I fundit është se ai ka dështuar në testet e fitnesit dhe ai nuk ak gjasa të luaj, pasi nuk është I gatshëm për një gjë të tillë.

“Përkundër insistimit të madh të Federatës së Futbollit të Kosovës, dëshirës së madhe të futbollistit dhe bashkëpunimit korrekt të klubit të Lazios, Vedat Muriqi megjithatë e ka të pamundshme të paraqitet për Kombëtaren e Kosovës në tri ndeshjet në vijim.”, thuhet në njoftimin e FFK, transmeton Insajderi.

“Futbollisti ka pasur sot testet e fundit në klubin e Lazios, në të cilin u kuptua përfundimisht që nuk ka asnjë gjasë që ai të jetë i gatshëm qoftë për ndeshjen e së enjtes kundër Maqedonisë së Veriut, qoftë për dy ndeshjet pasuese që Kombëtarja jonë i zhvillon në kuadër të Ligës së Kombeve.”, thuhet më tej në njoftim.

Një mungesë jashtëzakonisht e madhe është kjo, marrë parasysh edhe lëndimet e Rashicas e Kryeziut./Insajderi.com.