E gjakosi, gati ia humbi njërin sy, 21 vjeçares i jepet dënimi qesharak

E gjakosi, gati ia humbi njërin sy, 21 vjeçares i jepet dënimi qesharak

Një vajzë me emrin Jazzmin Fry ka qenë duke festuar ditëlindjen e saj ku mbushi 21 vjeçe. Ajo ka sulmuar në mënyrë të papritur një djalë, i cili për pak ka humbur një nga sytë e tij.

21-vjeçarja është parë nga miqtë teksa mbante një shishe me alkool në dorë dhe ka hequr këpucën e saj. Në këtë mënyrë, duke qenë e dehur ka shkuar në drejtim të djalit, të cilin e ka gjakosur në fytyre duke e gjuajtur fort me këpucën.

E ndërsa një ditë më parë vajza është dënuar vetëm me 250 dollarë gjobë për aktin e rëndë ndaj djalit të panjohur. Ky i fundit është ende në spital duke u mjekuar nga plagët e marra.

Vajza është shprehur në polici se nuk e di se përse e ka bërë këtë veprim. Ajo është justifikuar se ka qenë e dehur dhe se mendja e saj nuk ka menduar për momentin se çfarë ka qenë duke bërë.

Jazzmin e pranoi se kishte bërë gabim që kishte sulmuar në atë mënyrë djalin vetëm 19-vjeç i cili për pak mund të humbte edhe njërin nga sytë e tij. Nga ana tjetër djali i cili ndodhet në spital ende, është shprehur i pakënaqur ndaj dënimit që i kanë dhënë vajzës.

Ai është shprehur se ndihet i shkatërruar dhe se vajza duhet të dënohej me burg, jo vetëm me gjobë.