Milot Rashica ka vazhduar kontratën me Vitessen në Holandë, edhe pse mediat italiane kanë raportuar se ka pasur një interesim të Napolit në drejtim të sulmuesit kosovar.
Rashica ka nënshkruar kontratë të re me klubin holandez që e mban atë në Vitesse deri në vitin 2020.
Rashica debutoi për këtë klub në korrik të vitit 2015 në gara evropiane ndaj Southamptonit.
21-vjeçari në sezonin e fundit ka shënuar dy herë dhe ka asistuar nëntë herë.
“E ndjej veten mirë te Vitesse dhe e di se mund të zhvillohem edhe më shumë këtu. Pas ndeshjes me Kosovën do të pushoj, por mezi pres të zhvilloj ndeshjet në Ligën e Evropës”, ka thënë Rashica për uebfaqen e klubit.
Agjenti i futbollistit, Altin Lala ka deklaruar para një muaji se për Rashicën kanë shprehur interesim Napoli, Ajaxi dhe PSV-ja. /Insajderi.com