Kryeredaktori i sportit në gazetën e famshme zvicerane “Blick”, Andreas Boni, para disa javësh i kishte kritikuar futbollistët e kombëtares zvicerane, sidomos ata me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, transmeton Insajderi.
Siç raportojnë mediat zvicerane, Xhaka u kritikua për ngjyrosjen e flokëve me ngjyrë të bardhë ndërkaq Shaqiri u kritikua për paraqitjen e tij me makinën luksoze “Lamborghini” në kampin stërvitor.
Boni kishte thënë se nëse Zvicra arrijnë të kualifikohet në çerekfinale ai do t’i ngjyroste flokët me të bardha, pasi që një gjë e tillë sipas tij është larg.
Andreas Boni e humbi bastin që e pati me një tifoz, pasi që Zvicrra u kualifikua dhe mundi Francën.
“Borxhet e basteve janë borxhe nderi. Unë kam kritikuar ashpër Granit Xhakën dhe kam premtuar se në rast se kalojnë në çerekfinale do t’i lyej edhe unë”.
Zvicra në çerekfinale të “EURO 2020” do të përballet me Spanjën, kurse Granit Xhaka nuk do të luajë pasi është suspenduar për shkak të kartonëve./Insajderi.com
«Wettschulden sind Ehrenschulden. Ich habe Granit Xhaka und Co für das Einfliegen des Coiffeurs hart kritisiert und versprochen, die Haare auch zu färben, wenn sie den Viertelfinal erreichen. Die Nati hat geliefert – und darum habe ich das nun auch getan.» pic.twitter.com/Xfg8Y1OmND
— Andreas Böni (@AndreasBoeni) June 29, 2021