E konfirmon Challandes, Kosova do të ketë mungesa të mëdha

E konfirmon Challandes, Kosova do të ketë mungesa të mëdha

Për ndeshjen e enjte, kundër Maqedonisë së Veriut, Kosova do të ketë një numër të madh të mungesave nga lojtarët kryesor, si Rashica, Voca, Halimi, Kryeziu, Ujkani, ndërsa në pikëpyetje është edhe prezenca e yjeve që luajën në Serie A, Rrahmanit dhe Muriqit, njofton Insajderi.

Në një konferencë për shtyp, në vigjilje të ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kombeve kundër fqinjëve ballkanas, selektori i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur për mungesat e shumta që po përballet Kosova.

Zvicerani Challandes ka konfirmuar mungesat e Milot Rashicës dhe Besar Halimit që janë të lënduar, gjithashtu listës së lëndimeve iu shtuan edhe Idriz Voca që u lëndua me ekipin në Turqi duke thyer hundën, dhe Hekuran Kryeziu që ka lënduar përsëri ligamentet.

Sa i përket çështjes së Rrahmanit dhe Muriqit, për mbrojtësin e Napolit po presin konfirmimin nga FIFA, pasi skuadra ku luan Rrahmani, te Napoli ka shpërthyer situata me Covid-19, ndërsa për Muriqin duhet të presin deri të martën në mëngjes, ku Muriqi do të kryej disa teste mjekësore, dhe potencon që janë në kontakte me Lazion për situatën e Vedat Muriqit. /Insajderi.com