E konfirmon Fabrizio Romano: Alaba në verë transferohet te Real Madrid me parametra zero

E konfirmon Fabrizio Romano: Alaba në verë transferohet te Real Madrid me parametra zero

Dyshimeve u ka ardhur fundi, mbrojtësi austriak i gjigandit bavarez Bayern Munchen, Davide Alaba, do të bashkohet zyrtarisht me Real Madridin në afatin kalimtar të kësaj vere, njofton Insajderi.

Lajmin e bëri të ditur agjenti i njohur, Fabrizio Romano, i cili shprehet se tani ngelet për tu hedhur vetëm firma pasi çdo gjë është rënë dakord.

Alaba do të bashkohet me madrilenët me parametra zero pasi këtë verë i skadon dhe kontrata me Bayernin. Bisedimet me mbrojtësin 28 vjeçari Reali i kishte nisur që në janar të këtij viti duke marrë dhe ‘ok’ përfundimtar nga vetë futbollisti.

Paga e mbrojtësit austriak do të jetë 12 milionë euro në sezon, teksa pritet të jetë një përforcim shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Real Madridit.

Alaba ëshët mbrojtës i majtë, mirëpo mund të luaj edhe në pozitën e qendërmbrojtësit. /Insajderi.com