
Fansat e Manchester United, tani mund të marrin frymë lirshëm, pasi agjenti i Paul Pogba, Mino Raiola, ka konfirmuar se klienti i tij, nuk do të lëviz nga Manchester United dhe janë duke filluar bisedimet për kontratën e re.
“Paul Pogba, është një lojtar kyç i Manchester United. Ata kanë një projekt të ri dhe ai është 100% i përfshirë aty. Ata(United), nuk do të pranojnë asnjë ofertë për të dhe së shpejti do të fillojmë bisedimet për kontratën e re të tij.”, tha Raiola për Sky Sports Italy, transmeton Insajderi.
Ka mbi një vit që është duke u përfolur largimi i Pogba-s, drejt ekipeve si Real Madrid e Juventus, por siç duket, kjo nuk do të ndodhë në një të ardhme të afërt./Insajderi.com.