E konfirmuar: Manchester United arrin marrëveshje për transferimin e Sanchos

E konfirmuar: Manchester United arrin marrëveshje për transferimin e Sanchos

Jadon Sancho do t’i bashkohet Manchester United nga Borussia Dortmund, shkruan Insajderi.

Sipas Fabrizio Romanos, të dy ekipet kanë arritur marrveshje për transferimin e Sanchos për 90 milion euro plus bonuset.

21 vjeçari do të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2026 me “djajtë e kuq”.

Dëshira e vetme e anglezit ishte të kalonte te United, pas negociatave që zgjatën më shumë se një vit./insajderi.com