Një grua gjermane – e cila i është bashkuar ISIS-it – është dënuar me 10 vjet burg për vdekjen e një vajze 5-vjeçare e komunitetit yazidi.
Gjykata e Lartë Rajonale në Mynih e shpalli gruan, të identifikuar vetëm si Jennifer W., fajtore për krime kundër njerëzimit për “skllavërim që rezultoi në vdekjen e fëmijës”, si dhe për të qenit anëtare e një grupi terrorist, tha zëdhënësi i gjykatës, Florian Gliwitzky për CNN, transmeton Shqip.com.
Jennifer W. jetonte në Irak me burrin e saj luftëtar të ISIS-it në vitin 2015, kur ai bleu nga një grua jazide vajzën e saj pesëvjeçare si skllave.
Gliëitzky tha se bashkëshorti, i cili po përballet me një gjyq të veçantë në Frankfurt, i nënshtroi gruan jezide dhe vajzën e saj ndaj “abuzimit të përditshëm”.
“Vajza 5-vjeçare u keqtrajtua nga goditjet në kokë dhe shtyrjet në dysheme, e cila ishte aq e fortë sa fëmijës i lëndoi shpatullën”, tha Gliwitzky.
“Fëmija filloi të sëmuret nga gushti i vitit 2015…kur ndodhi sërish, burri e lidhi fëmijën me zinxhir dhe e la nën diellin flakërues në oborr. Kur Jennifer W. e gjeti fëmijën kështu, ajo i tha burri i saj se duhej të bënte diçka, përndryshe fëmija do të vdiste, por ajo nuk bëri asgjë për ta shpëtuar fëmijën”, vazhdoi ai.
Nëna e vajzës ishte dëshmitarja kryesore në gjyq dhe ishte në sallën e gjyqit kur u dha vendimi, sipas një deklarate nga ekipi i saj ligjor, i cili përfshinte avokaten e të drejtave të njeriut, Amal Clooney.
Deklarata përfshinte një citim nga gruaja, e cila tha: “Ishte shumë e vështirë për mua të dëgjoja vendimin sot. Të gjitha kujtimet u kthyen përsëri. Më vjen mirë që pas gjashtë vjetësh gjykata gjermane vendosi se i pandehuri është përgjegjës për mua dhe vdekjen e vajzës time, por asnjë dënim në botë nuk do ta kthejë atë.”
Avokatët e gruas thanë se i pandehuri “besohet të jetë anëtari i parë i ISIS-it që u vu në gjyq kudo në botë për krime ndërkombëtare të kryera kundër viktimave jazidi”.
Gjyqi zgjati 77 ditë. Jennifer W. i kishte mohuar akuzat dhe ekipi i saj mbrojtës tani ka një javë për të paraqitur një apel në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm gjerman./Insajderi.com