E mbijetoi Aushvicin, tani është nën mbrojtje të policisë për shkak të 200 kërcënimeve në ditë

Liliana Serge (89) nga Italia, e cila ka qenë 13 vjeçe kur ishte deportuar në kampin nazist Aushvic, dhe tani jeton me mbrojtje të policisë sepse merr edhe deri 200 kërcënime në ditë për shkak të angazhimit të saj.

E mbijetoi Aushvicin, tani është nën mbrojtje të policisë për shkak të 200 kërcënimeve në ditë

Liliana Serge, senatore e përjetshme, kohë më parë e ka udhëhequr formimin e komitetit parlamentar kundër urrejtjes, racizmit dhe antisemitizmit, të njohur për publikun italian si Komisioni Serge. Mirëpo, u bë cak i sulmeve të përditshme “shumë agresive” nëpërmes të rrjeteve sociale, ka kumtuar Qendra Bashkëkohore e Dokumentacionit Hebrenj nga Milano.

“Çdo herë kur hebrenjtë e njohur gjenden në qendër të vëmendjes në Itali, ata bëhen objekt i keqtrajtimit të antisemitizmit”, ka thënë për CNN Stefano Gatti nga kjo Qendër.

Sipas tij, mesazhet antisemitiste vijnë nga qarqet ultra djathtiste, të cilët në të kaluarën, por edhe sot janë të lidhur me dhunë.

Vendimi që Liliana Serge-s t’i ofrohet mbrojtje policore është marrë pasi pjesëtarët e lëvizjes ultra djathtiste Forca Nuova kanë vendosur një afishe kërcënuese në Milano në afërsi të vendit ku ajo ka mbajtur fjalim.

Serge është një prej 25 fëmijëve e cila ka pasur më pak se 14 vjet kur është deportuar në Aushvic, dhe e cila ka mbijetuar kampin. Ajo nga Aushvici është transferuar në kampin Malshov prej nga është liruar më 01 maj 1945./Insajderi.com.