E moshuara shkelet për vdekje nga një tufë bagëtish

E moshuara shkelet për vdekje nga një tufë bagëtish

Një 87-vjeçare është rrëzuar në tokë dhe është vrarë nga një tufë bagëtish të tërbuara.

Hilary Adair u shkel nga disa një racë lopësh me origjinë nga Galloway dhe u sulmua vazhdimisht ndërsa përpiqej të ngrihej për të shpëtuar. Ngjarja ndodhi në Linchmere Common në West Sussex më 7 janar por lajmi është bërë publik vetëm tani.

Adair u dërgua në spital por nuk arriti të mbijetonte duke humbur jetën 1 javë më vonë.

Vdekja u regjistrua si aksidentale. Sulmi fatal ndodhi një ditë pasi një çift dhe qentë e tyre u ndoqën dhe u plagosën nga të njëjtat kafshë.

Por sipas hetimeve pronarët e kafshëve nuk e kuptuan seriozitetin e ngjarjeve duke e parë si rast të izoluar.

Bryony Dillamore dëshmoi sulmin ndaj Adair dhe tha që bagëtia bëhej më agresive sa herë që ajo lëvizte.

E moshuara u dërgua në Spitalin e Saint George në Londër, por vdiq nga plagët më 14 janar.