E pa zakontë: Arrestohet një 12 vjeçar

E pa zakontë: Arrestohet një 12 vjeçar

Një gjë e pa zakontë ka ndodhur sot në Angli kur Policia ka arrestuar një 12 vjeçar për racizëm.

Ishte lojtari i Crystal Palace, Wilfred Zaha që në mëngjes kishte postuar në Twitter-in e tij një mesazh që i kishte ardhur e që ishte kërcënues dhe racist në drejtim të tij, të bërë nga një fans i klubit të Aston Villa, pasi sot ishte ndeshja në mes Aston Villas dhe Cystal Palace, ndeshje kjo jetike për Villa’n që po lufton për mbijetesë, raporton Insajderi.

Pas këtij postimi të Zaha, menjëherë kishte reaguar klubi i tij, federata e Anglisë dhe Policia menjëherë kishte filluar hetimet e saj, ndërsa pak orë më vonë, Policia njoftoi se ka arrestuar një djalë 12 vjeçar, në dyshimet për racizëm, duke thënë se nuk do të tolerohet askush në luftën kundër racizmit./Insajderi.com