E pabesueshme – Raikkonen shkel mekanikun e tij, i shkakton lëndime të rënda (VIDEO)

E pabesueshme – Raikkonen shkel mekanikun e tij, i shkakton lëndime të rënda (VIDEO)

Në garën për Shpërblimin e Madh të Bahreinit që po zhvillohet në shtegun Sakhir, ka ndodhur një prej incidenteve më të pazakonta të viteve të fundit. Ngasësi finlandez i Ferrarit Kimi Raikkonen, në dalje nga pit stopi i tij i dytë shkeli njërin nga mekanikët të cilit i shkaktoi lëndime të rënda dhe të cilin ekipi i Ferrarit e transportoi urgjentisht në spital.

Incidenti ndodhi si pasojë e pakujdesisë, meqë Raikkonen u nis të kthehet në garë, pa iu montuar rrota e pasme e djathtë, për të cilën pikërisht po kujdesej mekaniku që e pësoi.

Video nga incidenti i rëndë.