Një incident i frikshëm ka ndodhur në Tajlandë, ku një grua u përlesh me një gjarpër në banjën e saj, pasi ai e sulmoi kur ishte ulur në tualet.
Fotografitë e tmerrshme tregojnë muret e banjës dhe dyshemenë e mbuluar nga gjaku i zvarranikut.
Vajza e saj, Chunya Sittiwichai, shpërndau në Facebook fotot e zvarranikut të mbështjellë në tualet dhe dyshemenë e mbuluar me gjak.
Chunya tha se e nëna e saj kapi fort gjarprin nga koka për ta liruar atë nga kofsha e saj, por nuk e ndaloi dot!
Gruaja nisi të bërtasë për të kërkuar ndihmë nga fëmijët, para se Chunya të hynte me thikë dhe çekiç në duar.
Ajo shpjegoi: “Nëna ime përdori thikën, por lëkura e gjarprit ishte aq e ashpër sa ajo aksidentalisht preu veten rreth 3cm thellë. Nëna ime pothuajse humbi vetëdijen ndërsa gjarpri vazhdonte të lëvizte në tokë”.
Gruaja u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./ TCH