Enigma se për cilën kombëtare do të luaj Andi Zeqiri, do të zgjasë më shumë se sa që është menduar.
Vet presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka garantuar se Zeqiri do të zgjedhë të luaj për Kosovën, madje këto deklaratat i ka mbështetur edhe babai i lojtarit, i cili ka thënë se ata kanë aplikuar në FIFA, që lojtari të lejohet të luaj për Kosovën, njofton Insajderi.
Mendohej se ai do të grumbullohej në këtë muaj, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe ai tnimë është në listën e Zvicrës U-21, trajneri i të cilës, ka thënë se Andi e ka zgjedhur kombëtaren që ai e drejton.
Andi Zeqiri, vetëm sa është zyrtarizuar si lojtar i Brighton Hove Albion dhe llogaritet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit në Zvicër./Insajderi.com.