“E pamundur ta kontrollonim Messin”

“E pamundur ta kontrollonim Messin”

“Ne u morëm me PSG-në para së gjithash, por e dimë se është e pamundur të kontrollosh Leon për 90 minuta”.

Kështu ka thënë trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, pasi ekipi tij është mposhtur 2 me 0 nga PSG.

Xhiro e dytë në Champions League përballi dy klube me shumë yje.

Por, në fund skuadra franceze doli triumfuese.

“Njerëzit nuk mund të mohojnë që ne ishim aty. Ne arritëm këtu, bëmë lojën tone”, ka thënë ndër tjerash Guardiola.

Trajneri katalunas e njeh shumë mirë Lionel Messi, pasi së bashku më Barcelonën kanë arritur të fitojnë dy herë Champions League 2009 dhe 2011.

Messi dhe Guardiola në Camp Nou.

Messi është folur se do t’i bashkohet Manchester City për t’u bashkuar me Guardiola, por në fund vendosi t’i bashkohet PSG-së.

Argjentinasi ka fituar katër herë garën më të madhe evropiane në futboll me Barcelonën.

Herën e fundit kur triumfoi ishte viti 2015, bashkë me Neymarin.

Me këtë të fundit synon që ta fitojë sërish; por tash përmes PSG-së. /Insajderi.com