“E pamundur ta rikthejmë sërish Ibrahimoviçin”

Silvio Berlusconi e pranon se skuadra e Milanit nuk ka gjasa të nënshkruajë përsëri me Zlatan Ibrahimovicin duke i mbyllur spekulimet e fundit që e lidhnin suedezin me skuadrën italiane.

“E pamundur ta rikthejmë sërish Ibrahimoviçin”

Ai ka thënë se është e pamundur që Ibra të kthehet, duke parë ofertat marramendëse nga skuadrat e tjera, sidomos nga ato të Azisë dhe Amerikës.

“Është e pamundur që të kthejmë sërish Ibrahimovicin. Zlatan po pranon oferta nga Kina dhe Amerika të cilat janë të papërballueshme për ne”, tha Berlusconi, shkruajnë mediet italiane.

Ibrahimoviç kishte kaluar tre sezone me Milanin duke fituar kampionatin italian dhe kupën e Italisë. /Insajderi.com