E papritur: Ky futbollist largohet ende pa nisur te Llapi

E papritur: Ky futbollist largohet ende pa nisur te Llapi

Skuadra e Llapit ka njoftuar se ka bërë ndërprerjen e marrëveshjes me futbollistin nga Shqipëria, Klodian Nuri.

Sipas njoftimit të bërë nga KF Llapi, deri të kjo ka ardhur pasi që futbollisti ka dëshiruar që karrierën e tij t’a vazhdoj diku tjetër.

 

Njoftim për shtyp nga KF Llapi:

Podujevë, 11 qershor 2019

Klubi njofton për ndërprerjen me konsensues të marrëveshjes me futbollistin Klodian Nuri.

Pas një diskutimi të përbashkët mes klubit dhe futbollistit, vendosëm që mos ta pengojmë futbollistin për arsye të tij personale i cili do ta vazhdoj karrierën diku tjetër.

Njëherit, pas përmbylljes së marrëveshjes së dyanshme, klubi falenderon Klodian Nurin për bashkëpunimin.