E papritur: Pensionohet Schurrle në moshën 29 vjeçare

E papritur: Pensionohet Schurrle në moshën 29 vjeçare

Ish lojtari i Chelsea, Dortmund, Fulham etj, Andre Schurrle, ka befasuar gjithë botën, duke vendosur që të pensionohet nga futbolli aktiv, në moshën 29 vjeçare, raporton Insajderi.

“Dua të ju informojë se kam vendosur të pensionohem nga futbolli aktiv. Dua të ju falënderoj të gjithëve që ishit pjesë e kësaj për këto vite. Nuk mund të kisha kërkuar përkrahje më të madhe për këto vite.” Shkroi Schurrle ndër të tjera në llogarinë e tij në Instagram.

Schurle është fitues i kupës së botës me Gjermaninë, kombëtare për të cilën ai ka shënuar 22 gola./Insajderi.com.