E pranon: Jam spiun i Kinës në SHBA

E pranon: Jam spiun i Kinës në SHBA

Një person nga Singapori është deklaruar i fajshëm në gjyq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ka pranuar se është agjent i Kinës në SHBA, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Jun Wei Yeo është akuzuar sa ka përdorur lidhjet e tij në Amerikë për të mbledhur informacion për inteligjencën kineze, njoftojnë zyrtarët amerikanë.

Ndaras nga ky rast është një tjetër, ku një grua kineze, e cila fshihet lidhjet e saj me ushtrinë kineze, është arrestuar gjithashtu.

Kina më herët ka urdhëruar mbylljen e konsullatës së SHBA-ve në Chengdu.

Lëvizja për ta mbyllur misionin diplomatik ishte si përgjigje për mbylljen e konsullatës së Kinës në Huston.

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, tha se ky vendim është marrë pasi Kina po vidhte “pronë intelektuale”.

Kurse nga ministria e Punëve të Jashtme të Kinës thanë se ky vendim është marrë duke u bazuar në “rrenat kundër Kinës”./Insajderi.com