Nedim Bajrami mund të quhet praktikisht një lojtar i Kombëtares shqiptare, njofton Insajderi.
Mesfushori i cili aktivizohet në radhët e skuadrës së Empolit në Serie B që i ka realizuar edhe një dopietë Napolit në Kupën e Italisë, është aktivizuar në të gjithë grup moshat e Zvicrës dhe tani trajneri i U-21 të kombëtares helvete Mauro Lustrineli ka deklaruar për “Blick” se zemra e tij rreh vetëm për Shqipërinë.
“Ne provuam ta bindnim Bajramin të vazhdonte të luante për Zvicrën. Por, më pas ai na tha se zemra e tij rreh për Shqipërinë. Edhe pse për ne është një nga vlerat kryesore, nuk kishim zgjidhje tjetër veçse ta linim të largohej”.
Mesfushori 22 vjeçar është aktivizuar në total me skuadrën e Empolit këtë sezon në 28 ndeshje ku ka arritur të realizojë pesë gola dhe duke dhuruar nëntë asiste. /Insajderi.com