
Një grua nga Londra ishte arrestuar me dy vite burg pasi kishte ofenduar gruan e re të ish burrit të saj në rrjetet sociale, shkruan Insajderi.
Londinezja Laleh Shahravesh 55 vjeçare u arrestua në Dubai pasi kishte shkuar atje për të qenë prezent në funeralin e ish burrit të saj.
Ajo përballet me ndjekjen e dy komenteve të Facebook që ajo ka postuar në fotografitë e bashkëshortit të saj të rimartuar në vitin 2016.
Znj. Shahravesh ishte martuar me ish burrin e saj për 18 vite, dhe gjatë kësaj kohe ajo jetoi në Emiratet e bashkuara të Arabisë.
Pasi ajo u vendos në Londër me vajzë ne saj, burri i saj qindori në Arabi, për këtë arsye edhe u ndanë.
Ajo e zbuloi se ish burri i saj po martohej përmes një postimi në Facebook.
Ajo postoi dy komente ku njëra ndër to thoshte: “ Shpresoj të vdesësh. Të mallkoftë zoti. Më le mua për këtë kali.”
Sipas ligjeve të krimit kibernetikë të Emirateve të Bashkuara Arabe, një person mund të burgoset ose të gjobitet për të bërë deklarata shpifëse në mediet sociale.
Shahravesh mund të dënohet me deri në dy vjet burgim ose gjobitet me 50,000 paund.
Gruaja e re e bashkëshortit të saj, Shahravesh, e cila jeton në Dubai, raportoi komentet.
Ajo tha se zonja Shahravesh dhe vajza e saj fluturuan në Emiratet e Bashkuara Arabe më 10 mars për të marrë pjesë në funeralin e bashkëshortit dhe babait të tyre, i cili kishte vdekur nga një atak në zemër.
Në kohën e arrestimit të saj, Shahravesh ishte me vajzën e saj 14-vjeçare, e cila më vonë duhej të fluturonte vetë në shtëpi./Insajderi.com