E rëndë: Kërkuesi i thesarit gjen kamerën GoPro afër ujëvarës, përmbante momentet e fundit të jetës së një djaloshi

E rëndë: Kërkuesi i thesarit gjen kamerën GoPro afër ujëvarës, përmbante momentet e fundit të jetës së një djaloshi

Një video nga momentet e fundit të jetës së një djaloshi është gjetur afër një ujëvare nga një zhytës i cili pa GoPro-në e tij të zhytur nën ujë.

Richard Ragland hasi në vështirësi dhe u mbyt në Foster Falls State Park në Tennessee në vitin 2017 vetëm pak ditë nga ditëlindja e 23-të e tij.

Tani, djaloshi i quajtur Rich Aloha – një zhytës dhe kërkues i thesarit ka zbuluar GoPro-në e Richard Ragland, të kompletuar me një kartë të memoriës që punonte dhe ishte e mbushur me video.

Ajo është e mbushur me momente të lumtura të z.Ragland duke u tallur me shokët, pasi ata xhirojnë vetën duke përdorur një selfie stik.

Rich Aloha, djaloshi që e gjeti GoPro-në kishte dëgjuar për z.Ragland ndërsa ai i kishte thënë mediave lokale se: Unë isha duke shikuar pamjet ndërsa e pashë thash: ‘Oh Zot, ky është ai djali’ ”.

Nëna e Raglandit, Robin McCrear, ka thënë për Atlanta’s WSB TV: Për të, të kalojë përpjekjet e tij për hulumtimin, të bëjë thirrje të shumta telefonike, ai nuk hoqi dorë derisa na kontaktoi neve dhe kjo do të thotë bota për ne”.