E rrallë, bora e portokalltë mbulon Evropën lindore

E rrallë, bora e portokalltë mbulon Evropën lindore

Njerëzit në Evropën Lindore janë habitur jo pak nga shfaqja e borës me një nuancë portokalli. Video dhe foto të borës së ngjyrosur janë postuar në mediat sociale nga njerëz në rusi, bullgari, Ukrainë, Rumani dhe Moldavi.

Meteorologët thonë se ky fenomen shkaktohet nga rëra që stuhitë e shkretëtirës së Saharasë sjellin deri në Evropë ku përzihet me borën dhe shiun.

Kjo ndodh një herë në 5 vjet, por këtë herë përqendrimi i rërës është mjaft më i lartë që që solli edhe ngjyrosjen e borës. Madje edhe vetë njerëzit nga vendet e prekura thonë se kanë ndier grimcat e rërës në gojë.

Një nga zonat më të prekura nga fenomeni i borës portokalli ishte resorti turistik i Soçit nga ku skiatorët dhe pushuesit dërguan foto dhe video pafund të skenës së pazakontë.