E shiti virgjërinë për 1,2 milion euro, ndërsa blerësi i ofroi martesë

Ekatarina, vajza 19 vjeçe e cila pretendohet se e ka shitur virgjërinë e saj për 1,2 milionë euro nëpërmes stacionit famëkeq të internetit “Cinderella Escorts”, ka treguar arsyet përse e bëri këtë.

E shiti virgjërinë për 1,2 milion euro, ndërsa blerësi i ofroi martesë

Në stacion u paraqit me emrin Katja, dhe me prejardhje nga verilindja e Ukrainës, edhe pse momentalisht jeton në Shtetet e Bashkuara.

Se Katja ishte e virgjër ka konfirmuar mjeku, dhe për virgjëri ajo ka kërkuar së paku 100.000 euro.

Këtë javë u publikua se virgjërinë e saj e kishte blerë një biznesmen nga Munihu. Oferta e dytë më e madhe ishte një milion euro dhe ka ardhur nga një avokat nga Nju Jorku. Një këngëtar nga Tokio kishte ofruar 800.000 euro.

Emrat e ofertuesve dhe detajet për ta do të mbeten sekret.

Paratë të cilat do t’i fitojë,  Ekatarina planifikon t’i shpenzojë “në udhëtime dhe jetë luksoze”.

Burri i cili e ka blerë virgjërinë e saj ka deklaruar se është i gatshëm të martohet me të dhe ta mbajë financiarisht me 8.500 euro në muaj.

Për të ofruar virgjërinë e tyre për shitje, vajzat duhet të bashkëngjitin vërtetimin mjekësor se janë të virgjëra.

Burrat për të marrë pjesë në ankand, duhet të dëshmojnë se në llogari kanë së paku 10 milionë euro. Të gjithë ata të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në ankand për një vajzë të caktuar, duhet të paguajnë së 10 % të shumës minimale si paradhënie./Insajderi.com.