Gazetari i njohur i sportit në Itali, Gianluca Di Marzio, ka thënë se Inter e dëshiron Sandro Tonali-n dhe është në bisedime të avansuara me ekipin e Brescia.
Raportimeve të Di Marzio-s, i është bashkuar edhe gazetari tjetër, Alfredo Pedulla, i cili ka njoftuar se 35 milion euro i janë ofruar Brescia-s, nga Inter dhe 2.5 milion euro në vit lojtarit, transmeton Insajderi.
Për lojtarin Sandro Tonali, interesim ka edhe nga ekipet e tjera të mëdha nga Italia. Juventus dhe Milan, kanë shfaqur interesim konkret, por gara është duke u kryesuar nga Inter.
Me të përfunduar aventura e Inter tek Europa Ligë, pritet që të zyrtarizohet transferimi i Tonalit, tek ekipi i Conte-s./Insajderi.com.