E thotë UEFA: Shqipëria luan ndaj Kosovës me 11 nëntor

E thotë UEFA: Shqipëria luan ndaj Kosovës me 11 nëntor

Një miqësorë vëllazërore do të luhet me 11 nëntor në “Elbasan Arena” në mes Shqipërisë dhe Kosovës, të paktën kështu e ka konfirmuar shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA.

Lajmi i UEFA-së, nuk është konfirmuar as nga Federata Shqiptare e Futbollit e as nga Federata e Futbollit e Kosovës.

UEFA, ka publikuar gjatë ditës së martë, një listë me ndeshjet miqësorë që do të luhen në muajin nëntor, më saktësisht me datë 11 nëntor dhe ndeshja në mes Shqipërisë dhe Kosovës, zë vend në atë listë.

Nga UEFA, nuk është njoftuar diçka më shumë se ajo listë, ndërsa nuk është njoftuar as ora në të cilën do të luhet kjo ndeshje./Insajderi.com.