Daniel Cormier dëshiron të mbahet mend si më i miri i të gjitha kohërave në histori të UFC sa i përket peshave të rënda. Të njëjtin synim e ka edhe Stipe Miocic. Dy herë janë ndeshur – të dy kanë nga një fitore. Me 15 gusht merret vesh kujt i takon historia.
Ish-kampioni i peshave të renda në UFC Daniel Cormier dhe kampioni aktual Stipe Miocic do të ndeshen për herën e tretë me radhë që përfundimisht t’i japin fund rivalitetit të tyre, njofton Insajderi.
Meçi është caktuar për datën 15 gusht, ka njoftuar UFC.
Cormier e Miocic janë dy nga luftëtarët më të mirë të të gjitha kohërave në Artet Marciale të Përziera.
Në ndeshjen e parë kishte fituar Cormier me K.O duke ia rrëmbyer titullin Miocic-it, por vetëm pas një viti amerikani me prejardhje kroate u rikthye për të mposhtur Cormier me TKO.
Tani, në meçin e trete mes tyre do te zgjidhet një herë e mirë dilema se kush është mbreti i peshave të renda në UFC./Insajderi.com