E treta e vërteta – Haxhi Krasniqi kampion i botës në IBO dhe WBA(VIDEO)

E treta e vërteta – Haxhi Krasniqi kampion i botës në IBO dhe WBA(VIDEO)

Boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi, është kampion i ri i botës në kategoritë IBO dhe WBA, pas fitores me nokaut të Dominic Bosel gjatë natës së mbrëmshme, njofton Insajderi.

Krasniqi ishte më i mirë që nga fillimi, duke tentuar t’a nokautojë kundërshtarin edhe në dy raundet e para, ndërsa qëllimit i’a arriti në raundin e tretë, duke e rrëzuar dy herë në tokë, me çka e detyroi gjyqtarin të ndërhynte për t’a mbyllur meçin.

Krasniqi, kishte dy tentime më herët gjatë karrierës së tij për të arritur këtë sukses, por në të dyja rastet ai kishte dështuar, ndërsa në të tretën herë, ai u tregua i saktë dhe me shumë klas./Insajderi.com.