E veja e presidentit të vrarë të Haitit, është rikthyer në vendin e saj pasi ishte trajtuar në Florida të SHBA-së për plagosjen që kishte pësuar në sulmin ndaj bashkëshortit të saj, transmeton Insajderi.
Siç raporton ‘BBC’ Martine Moïse, është parë e veshur me një jelek antiplumb pasi kishte arritur në aeroportin Port-au-Prince.
Bashkëshorti i saj, presidenti i Haititi, Jovenel Moïse është vrarë në një atentan në shtëpinë e tij, më 7 korrik.
Zyrtarët e Haititi kanë bërë të ditur përmes një postimi në Twitter se zonja Moïse është rikthyer në vend për tu përgatitur për varrimin e bashkëshortit, që do të bëhet javën e ardhshme.
E rrethuar nga agjentë të sigurisë, ajo është mirëpritur në Haiti nga Ministri i Punëve të Brendshme, Claude Joseph dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Policia e Haitit ka fajësuar mercenarët e huaj, shumica prej të cilëve kolumbianë, për atentatin dhe vrasjen e presidentit të këtij shteti.
Zonja Moïse ka bërë pak komente që nga sulmi, për të cilat policia ka fajësuar një grup mercenarësh të huaj, shumica prej tyre kolumbianë.
Nga spitali, ajo regjistroi një mesazh audio në të cilin përshkroi momentin kur vrasësit “shqyen” burrin e saj me plumba pasi u futën në shtëpinë e tyre në mes të natës.
Zonja Moïse tha se sulmi ndodhi aq shpejt sa burri i saj nuk ishte në gjendje të “thoshte një fjalë të vetme”. Më parë këtë javë, ajo shkroi në Twitter: “Kjo dhimbje nuk do të kalojë kurrë”.
Moïse, 53 vjeç, kishte qenë president i Haitit, që nga viti 2017.
Koha e tij në detyrë ishte e vështirë pasi ai u përball me akuza për korrupsion dhe kishte demonstrata të përhapura kundër tij në fillim të këtij viti./Insajderi.com