E vodhi veturën me një të vdekur në të

Një hajn, i cili e kishte vjedhur një veturë për transport të kufomave para një kishe në Los Angjelos, nuk e kishte as idenë se si bashkudhëtar do ta kishte një të vdekur.

E vodhi veturën me një të vdekur në të

Sipërmarrësi i varrimit e kishte dërguar kufomën në kishë dhe para saj e kishe lënë veturën me motor të ndezur, ka thënë një zyrtare e policisë.

Hajni e kishte shfrytëzuar rastin dhe e kishte marrë veturën duke mos ditur se në të është një kufomë.

Zyra e sherifit i kishte bërë thirrje hajnit nëpërmes të Twitterit, që së paku ta kthejë të ndjerin.

Të enjten në mëngjes ai është arrestuar pas një aksidenti në autostradë kur ai e kishte goditur një veturë tjetër.

I ndjeri edhe më tutje ishte në veturën e vjedhur të sipërmarrësit të varrimit, pretendojnë në polici./Insajderi.com.