E vret gruan sepse ka bërë shaka me “burrërinë” e tij

Një burrë nga Britania e Madhe është shpallur fajtor për vrasje të bashkëshortes së tij, ndërsa si motiv ka theksuar se ajo gjithmonë ka bërë shaka të pa krip në llogari të "madhësisë së burrërisë" së tij dhe ka pranuar se ka pasur aferë dashurie me grua.

E vret gruan sepse ka bërë shaka me “burrërinë” e tij

David Clark (49), tregtar me patundshmëri, ballafaqohet me dënim me burgim të përjetshëm për shkak të vrasjes së bashkëshortes së tij Melanie, gjë që ka ndodhur dy orë para pritjes së Vitit të Ri.

Ai para porotës ka pretenduar se ajo e ka quajtur me emra ofenduese, e ka shqetësuar, dhe se afër saj është ndier “sikur nuk është burrë” pasi vazhdimisht e kishte fyer madhësinë e organit të tij seksual.

Vrasjes i ka paraprirë pranimi i Melanie-s se ka pasur marrëdhënie seksuale me Katie Bastian (30), vajzën e mikut të tyre të familjes Stephan, me të cilët kanë organizuar festë të përbashkët me rastin e pritjes së Vitit të Ri.

Melanie është gjetur e therur në shtëpinë e tyre në orët e mëngjesit më 1 janar.

Ai është dënuar pasi që porota ka debatuar gjashtë orë e gjysmë, ndërsa dënimi do të shqiptohet më 12 korrik./Insajderi.com.