
Nëpër rrjete sociale u paraqitë xhirimi i momentit në të cilën një këngëtare shtatzënë pakistaneze është vrarë gjatë shfaqjes, sepse, gjoja kishte refuzuar të këndojë për një burrë të armatosur.
Samina Samoon (24), e njohur si Samina Sindhu është vrarë gjatë shfaqjes së saj në një ceremoni në provincën jugore të Pakistanit Sindh.
Vrasësi i saj së pari i kishe thënë që të ngrihet derisa këndon në vend se të këndojë ulur, lajmëron TV pakistanez Geo.
Në xhirimin shqetësues shihet shfaqja e këngëtares se cila këndon në skenë derisa burrat gjuajnë para në të. Më pas, një burrë, pretendohet se ishte në gjendje mjaft të dehur, e nxjerrë revolen dhe e qëllon gruan.
Samina Samoon menjëherë është transportuar në spital por mjekët nuk kishin mundur ta shpëtojnë dhe ata vetëm e shpallën vdekjen e saj.
Burri i saj më pas ka deklaruar se ajo ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Ai ka kërkuar që vrasësi të gjykohet për vrasje të dyfishtë, të asaj dhe të fëmijës së saj.
I dyshuari menjëherë u arrestua./Insajderi.com.
Paralajmërojmë se video është shumë shqetësues.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=48&v=8_1SFZaITgc