E zuri duke shikuar femra tjera – gruaja ia “thyen” për koke laptopin

E zuri duke shikuar femra tjera – gruaja ia “thyen” për koke laptopin

Një grua e zemëruar i la pasagjerët tjerë në aeroplan të shokuar, pasi ia theu për koke laptopin të dashurit të saj, të cilin e akuzoi se po shikonte gra të tjera.

Një video e postuar në mediat sociale, që është bërë virale, tregon se shkalla e zemërimit të saj me të dashurin ishte aq e madhe, saqë e godet më shumë se një herë.

Zemërimi arriti kulmin kur ajo filloi të ndjekë të dashurin e saj nëpër aeroplan, në fluturimin Miami – Los Angeles  duke e goditur atë me laptopin që e kishte në dorë.

Pasagjerët tjerë ndërhynë për të qetësuar situatën.

Shikoni videon: