Sportistja olimpike e Kosovës, Eda Zeqiri ka arritur të fitoj garën e parë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan Insajderi.
Ajo e fitoi këtë garë me kohën 4:38:02, duke lënë prapra për 0.90 sekonda vendin e dytë.
16-vjeçarja tani do të pres garat tjera në këtë sport për të parë nëse koha që ka arritur është e mjaftueshme për të arritur në finale.
Gjatë së dieles në lojërat olimpike garuan edhe Majlinda Kelmendi dhe Drilon Ibrahimi.
Dy sportistët kosovar nuk arritën të sigurojnë medalje në këto Lojëra Olimpike./Insajderi.com