Eden Hazard lëndohet përsëri, belgu do të mungoj disa muaj te madrilenët

Eden Hazard lëndohet përsëri, belgu do të mungoj disa muaj te madrilenët

Aventura në Madrid ka qenë për tu harruar deri më tani për belgun Eden Hazard. I konsideruar si një nga më të mirët në botë në rolin e tij, belgu pritej të bënte diferencën me fanellën e “los blancos”, njofton Insajderi.

Por për fatin e tij të keq atë fanellë e ka veshur rrallë përgjatë këtyre viteve. Hazard është khtyer në një rast studimi në Spanjë, teksa më shpesh është parë i dëmtuar se sa aktiv në fushën e lojës.

Lëndimet duket se janë bërë pjesë e pandashme e tij në Madrid, aty ku ka rënë përsëri pre e tyre. Klubi spanjoll konfirmon se lojtari i tyre rezulton me një dëmtim muskuli në rektusin e përparmë të majtë.

Kjo pritet ta mbajë për disa javë deri në muaj jashtë fushave belgun, që edhe këtë sezon duket se do të vuajë stolin te Reali i Madridit. /Insajderi.com