
Portieri i Manchester City, Ederson Santana de Moraes, mund të ekzekutojë penalltitë, njofton Insajderi.
Këtë gjë nuk e ka mohuar trajneri i skuadrës angleze, Pep Guardiola.
Kjo deklaratë e spanjollit kishte ardhur pasi Ederson kishte deklaruar se “mund t’i ekzekutojë penalltitë”.
“Prap e theksoj, më duhet të mendoj për Ederson, ai mund të ekzekutojë penalltinë e radhës”, tha Guardiola.
Manchester City është lider në tabelë me pesë pikë më shumë sesa rivali lokal Manchester United.
Gjithashtu, City ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Insajderi.com