
Xhudistja tjetër kosovare, Distria Krasniqi ka kaluar tutje pasi mposhti Nazakat Azizova me IPPON 11-0, shkruan IndeksOnline.
Krasniqi pati një duel të lehtë, duke mposhtur për pak minuta kundërshtaren që eliminoi Ikram Soukaten në raundin e parë.
Kundërshtarja e radhës për Distria Krasniqin do të jetë rusja, Yulia Kazarina.