Edhe dy arrestime për 39 trupat e pajetë, të gjetur në kamion

Autoritetet britanike thanë se kanë arrestuar edhe dy persona në lidhje me vdekjen e 39 njerëzve - trupat e të cilëve janë gjetur në një frigorifer kamion këtë javë, në juglindje të Anglisë.

Edhe dy arrestime për 39 trupat e pajetë, të gjetur në kamion

Një burrë dhe një grua, të dy nga 38 vjeç dhe nga qyteti Uarington i Anglisë, u arrestuan nën dyshimet për vrasje dhe komplot për të trafikuar njerëz, tha policia në Esiks.

Vozitësi i kamionit, Mo Robinson, 25 vjeç nga Irlanda e Veriut, mbetet në paraburgim nën dyshimet për vrasje.

Tridhjetenëntë trupat e pajetë janë gjetur më 23 tetor, rreth 32 kilometra larg Londrës.

Policia ka thënë më 24 tetor se viktimat, 31 burra dhe tetë gra, besohet se janë shtetas kinezë.

Megjithatë, Ambasada e Kinës në Londër ka thënë se policia është ende duke verifikuar identitetin e viktimave dhe se kombësia e tyre nuk është konfirmuar.

Frigoreiferi kamion besohet se ka hyrë në Britani nga Belgjika./rel.