Dy lojtarë të tjerë të klubit të futbollit Atletico Madrid kanë rezultuar pozitiv në testin e Coronavirusit, njofton Insajderi.
“Hector Herrera dhe Thomas Lemar iu nënshtruan testeve të antigjenit të hënën në mëngjes para ndeshjes sonë kundër Celta-s, në përputhje me protokollin e LaLiga-s. Të dy lojtarët rezultuan pozitiv me COVID-19. Ata më vonë iu nënshtruan testeve PCR, të cilat konfirmuan rezultatet”, tha Atletico Madrid në një njoftim.
Klubi njoftoi se lojtari meksikan dhe ai francez aktualisht janë në vetë-izolim në shtëpi.
Përveç lojtarëve Harrera dhe Lemar, javën e kaluar klubi spanjoll njoftoi se talenti portugez Joao Felix dhe francezi Moussa Dembele ishin infektuar me COVID-19. /Insajderi.com