Edhe dy sportistë përfitojnë Bursa Olimpike

Edhe dy sportistë përfitojnë Bursa Olimpike

Komiteti Olimpik i Kosovës të enjten nënshkruan kontratat për Bursa Olimpike Tokio 2020, me xhudisten Laura Fazliu dhe karateistin Elhami Shabani.

Të dy sportistët janë duke ndjekur normën Olimpike Tokio 2020, për këtë arsye Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, ka vendosur që ata të përfshihen në listën e bursistëve Olimpikë.

Ceremonia e nënshkrimit bëhet në zyrat e Komitetit Olimpik të Kosovës, që ndodhen në Shtëpinë e Sportit në Prishtinë, me fillim në ora 11:30.

/Insajderi.com/