Edhe gjashtë medalje në xhudo

Edhe gjashtë medalje në xhudo

Prapë lavdi, prapë medalje, prapë në xhudo.

Gjatë ditës së dielë, u mbajt turneu ndërkombëtar në Lendava të Sllovenisë për grupmoshat U12, U14, U16, U21.

Kosova mori pjesë në këtë kompeticon me 6 garues në grupmoshë U-21, dhe rrëmbeu katër mëdalje të artë, 1 të argjendë dhe 1 të bronztë.

Të arta rrëmbyen: Dardan Cena -73 kg , Anes Veseli -100 kg, Fatjona Kasapi -57kg dhe
Dëbora Gjakova -63 kg.

Me të argjendë u stolis Muhamedin Veseli – 66 kg dhe Rios Kuka + 100 kg.

Ani pse konkureca ishte e fortë, këta garues treguan dhe një herë se Kosova ka shumë potencial në xhudo dhe se shpresa të reja po vijnë në vazhdim.

Në këtë garë, pjesëmarrës ishin gjithsej 184 garues dhe 32 klube nga 4 shtete.

Së bashku me garuesit ishte edhe trajneri i Përfaqësuses, Driton Kuka së bashku më ndihmësit e tij, Majlinda Kelemendi dhe Fatos Tabaku. /Insajderi.com