Edhe Hiddink ka marrë oferta nga Kina

Edhe Hiddink ka marrë oferta nga Kina

Menaxheri i Chelsea-t, Guus Hiddink, ka njoftuar se ka pasur oferta për të menaxhuar ekipet e futbollit në ligën kineze, ku pagesat për futbollistë nga Evropa ka arritur në shifra marramendëse kohëve të fundit.

“Kam pasur disa mundësi që të shkoi atje në kohën e fundit,” ka treguar Hiddink, i cili që nga dhjetori i vitit 2015 kur mori nën drejtim Chelsea-n nuk ka pësuar asnjë humbje.

Ai është caktuar në këtë detyrë pas shkarkimit ë Jose Mourinohs dhe ka kontratë të përkohshme me kampionin anglez, raporton BBC.

Për një kohë të shkurtër, futbolli kinez ka bërë kryetitujt e lajmeve sportive me transferimet e shtrenjta të lojtarëve nga Evropa, njofton Insajderi

Në listën e këtyre transferimeve janë sulmuesi Jackson Martinez, i cili nga Atletico Madrid kaloi në Guangzhou Evergrande për 31 milion funte dhe ish-lojtari i Chelseat, Ramires, që iu bashkua një ekipi tjetër kinez për 25 milion funte.

Por, rekordi i transferimeve në Kinë u thye me blerjen e mesfushorit brazilian Alex Texeira për hic më pak se 38 milion funte./Insajderi.com