Te klubi i Serisë A, Torino, ka shpërthyer një rritje e madhe e rasteve me COVID-19, teksa në ekipin torinez, janë zbuluar edhe katër raste të reja, njofton Insajderi.
Pas testeve të kryera së fundmi, katër personat që kanë rezultuar pozitiv, kështu e kanë çuar në shtatë numrin e të prekurve.
Në këtë mënyrë rrezikohet ndeshja e fundjavës në Serinë A, ku Torino do të luajë me skuadrën e Sassuolos. Momentalisht ende nuk një vendim se çfarë do të ndodhë, por në mediat italiane qarkullon lajmi se ndeshja mund të shtyhet për një ditë tjetër. /Insajderi.com