
Pas Arsenalit, edhe Manchester City ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit Housem Aouar që është pjesë e skuadrës së Lyonit në Francë.
Sipas mediave nw Angli, trajneri i Cityt, Pep Guardiola është fans i madh i Aouarit dhe po kërkon me çdo kusht ta transferojë në “Etihad Stadium”, transmeton Insajderi.
22-vjeçari, pritet të largohet nga Lyoni në këtë afat kalimtar por ekipi francez i ka caktuar çmimin prej 70 milionë eurosh. 22-vjeçari, është produkt i akademisë së Lyonit dhe është pjesë e ekipit të parë prej edicionit 2016/17.
Edicionin e fundit, Aouar ishte ndër lojtarët kryesor te Lyoni me nëntë gola e dhjetë asistime në 41 ndeshje. Ai ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2023 kurse kërkohet edhe nga Juventus./Insajderi.com.